Top Realty Albania prezanton projektin ekskluziv “Sun Palasë”
Një vizion i ri për jetesën elitare në rivierën shqiptare
Top Realty Albania, agjencia lider në marketingun e
pronave luksoze dhe ekskluzive, prezantoi zyrtarisht
projektin Sun Palasë gjatë një eventi të veçantë të
mbajtur në ambientet elegante të Padam Boutique
Hotel & Restaurant në Tiranë.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe me pjesëmarrjen e
personaliteteve nga fusha e ndërtimit, real estate dhe
biznesit, Top Realty solli në vëmendje një nga projektet
më të veçanta të rivierës shqiptare.


Sun Palasë – Një projekt arkitekture bashkëkohore
I konceptuar nga JA Joubert Architecture, një
studio ndërkombëtare me reputacion për dizajnin
modern dhe estetikën urbane, Sun Palasë përfaqëson një rezidencë elitare të menduar për një stil jetese të përzgjedhur, në një nga destinacionet më të bukura të Shqipërisë – Palasa, aty ku perëndimi i diellit bëhet përjetim, jo vetëm pamje.
Ky projekt bashkon elegancën arkitekturore, vendndodhjen perfekte dhe standardet më të larta të ndërtimit.
Top Realty Albania – Risitë e prezantuara
Me rastin e krijimit, Top Realty Albania prezantoi
një qasje të re strategjike në fushën e marketingut
të pasurive të paluajtshme, duke sjellë:
- Platformën digjitale të aksesueshme për të
gjithë bashkëpunëtorët dhe klientët; - Shërbime të personalizuara për pronat
ekskluzive; - Prezantimin e detajuar të projektit Sun Palasë
nga vetë arkitektët e studios JA Joubert; - Risi në komunikim dhe promovim, të ndërtuara
mbi teknologjinë dhe eksperiencën e gjatë të
themeluesve në sektorin e ndërtimit dhe
ndërmjetësimit të pronave.


Shërbime të tjera si:
1. 360° property marketing, gjithëpërfshirja
e prezantimit te pronave në çdo kënd të tyre.
2. Virtual Tour, ndjesia e të qënurit brenda një prone në proces pa qënë fizikisht aty.
3. VIP Client Service, prioriteti dhe kujdesi i
jashtëzakonshëm që përfshin çdo gjë.
4. Real time interactive web solution, angazhim i menjëhershëm, performancë e lartë dhe komunikim pa pritje.
5. Exclusive events & marketing, promovimi i personalizuar për evente që meritojnë vëmendje të veçantë.
Një mbrëmje për të ndarë vizionin dhe pasionin për ekselencën
Eventi u kurorëzua me momente të veçanta
ndërmjet kolegëve dhe partnerëve të
industrisë, të shoqëruara nga muzikë,
networking dhe përfaqësimi i një vizioni të
qartë për të ardhmen e tregut imobiliar në Shqipëri.
